Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit

by Nexhat

Xhudistja jonë, Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e brozntë me anë të repesazhit në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Laura e ka nisur botërorin pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në dy luftërat pasuese ka shënuar fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë

Në luftën e parë, xhudistja jonë ka dominuar kroaten Katarina Kristo, duke e mposhtur me ‘waza-ari’.

Në luftën e dytë, Laura vazhdoi me fitore, ku kësaj radhe mposhti me ‘ippon’ rivalen ruse, Dalu Liliashvili, duke kaluar në çerekfinale.

Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja jonë ishte e pafat duke humbur nga Andreja Leski e Sllovenisë.

Tani, Laura do ta kerkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me australianen Katharina Haecker. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy