46
Jo vetëm që Chelsea dhe Paris Saint Germain janë në lëvizje të plotë për të rrëmbyer qendërsulmuesin nigerian Victor Osimhen nga Napoli. Sipas shtypit anglez, orët e fundit në garë është futur edhe Manchester United.
Djajtë e Kuq në fakt kanë gati një ofertë prej 130 milionë eurosh për ta sjellë në Angli duke përfituar nga klauzola e lirimit në kontratën e tij.
Në këmbim, raporton TeamTalk, te klubi italian mund të transferohet edhe kontrata e Rasmus Hojlund, ish-qendërsulmuesit danez të Atalantas, i cili u pagua 70 milionë verën e kaluar, por që nuk e bindi.