Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

by Merita

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

banner

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit. Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka thënë ai./eo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy