Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë

by Nexhat

Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri. Shtetasit shqiptarë ishin fshehur dhe nuk e prisnin “sulmin nga ajri”

Gjatë një kontrolli që është bërë të martën në një kantier ndërtimi në Vjenë-Margareten u zbulua një punëtor i paligjshëm. Ai ishte duke bërë punë suvatimi në një shkallë dhe nuk kishte dokumente të vlefshme qëndrimi, transmeton albinfo.at. Por, ai nuk ishte i vetmi: Ndërsa policët po regjistronin të dhënat e të dyshuarit, ndodhi një surprizë: U kapën edhe dy punëtorë të paligjshëm të cilët ishin fshehur në tarracën e shtëpisë.

banner

Të tre i kanë dorëzuar punonjësve të policisë financiare pasaportat e tyre shqiptare, shkruan heute.at. Ashtu si kolegu i tyre, as ata nuk kishin adresë zyrtare banimi dhe ishin pa leje pune në Austri. Një fqinj më pas raportoi te policët për një aktivitet të dyshimtë në çatinë e kantierit. Aty policët gjetën një tjetër shtetas shqiptar i cili gjithashtu nuk kishte leje pune të vlefshme.

Pasi banori në fjalë ka denoncuar personin e pestë, të përmendur, policët kanë futur në përdorim një dron, përcjell albinfo.at. Me ndihmën e dronit pra u zbulua një tjetër punëtor ilegal. Ai ishte fshehur pas një parvazi në mur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy