Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me ardhjen në pushtet të PD, do të rivendoset beteja më e egër kundër korrupsionit.
Komentet Berisha i bëri para mbështetësve nga ballkoni i banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie” për “korrupsion”
Berisha gjithashtu hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për korrupsion.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Shqiptarë dhe shqiptare, mos t’u mashtrojë njeri, vendas as i huaj se sot në sistemin korruptiv të Edi Ramës, dosjet që shkojnë për korrupsion janë në numër 5 herë më pak se ç’ishin në vitin 2008-2009, sepse në ato vite ishte e hekurt lufta kundër korrupsionit.
Në ato vite nuk guxonte njeri për t’i dhënë vëllait të vet tendera, për t’i dhënë drejtorit të vet tendera.
Në ato vite nuk mendonte njeri të bënte prokurime me negociata të mbyllura.
A e dëgjuat hajdut Damanin, kur e pyetën, i thanë a nuk është krim tenderimi me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj?
Kur i ndalon ligji, po, kur nuk i ndalon, jo tha. I dridhet shpirti nga Edi Rama se e dinte se duhej t’i shkonte t’i vinte hekurat.
Por ai është peng dhe skllav i Edi Ramës.
Ishte fitore sot për ne miq, ishte fitore e madhe. I doli fytyra në shesh siç e kishte.
Avoketërit e tij janë të nxirë sot.
Janë në faqe të zezë sot para publikut shqiptar sepse e panë se si iu var koka kur iu përplasën të vërtetat në sy.
Dhe unë tani u them ju se kjo betejë për lirinë dhe dinjitetin.
Kjo betejë kundër këtyre organizatave kriminale është e shenjtë.
Qëndresa jonë është e pamposhtur.
Erion Veliaj, jep dorëheqjen o turpi i botës.
Jep dorëheqjen o hajdut i shpërfytyruar.
Po nuk ka Duman që të mbron ty o i zi. U garantoj se ty dhe Dumanin tënd do u hedhim në koshin e plehrave të historisë, aty ku e keni vendin.
Do u varim në shtyllën e turpit, të krimit, korrupsionit, vjedhjes dhe pafytyrësisë.
Sërish, ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, ne do të vendosim tolerancën zero ndaj tij
Tolerancën zero ndaj mafies.
Shqipëria do rikthehet më e gjallë, më vitale, më e bukur, më me shpresë se kurrë.
Fitore, fitore, fitore!