E rëndë në Durrës, katër të rinj marrin peng dhe dhunojnë një 15-vjeçar, policia ndërhyn për ta liruar

by Nexhat

Një histori pengmarrjeje është zbuluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se 4 të rinj kanë marrë me forcë një 15 vjeçar i cili është liruar falë ndërhyrjes së policisë.

Në operacionin e kodua “Case’ u vunë në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

banner

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy