Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Ditën e sotme, prezantuesja feston ditëlindjen dhe padyshim që ka marrë shumë urime publike nisur nga personazhe të njohur e deri te miqtë e familjarët e saj.
Por, ai urim që të gjithë jemi sy e veshë, është urimi nga i shumëpërfoluri si partneri i saj, Endri Çekiçi.
Dy orë më parë, futbollisti ka uruar një mikun e tij pasi ka ditëlindjen në po të njëjtën ditë si Megi, por disa fjalë për këtë të fundit.
Ndoshta do të na duhet të presim dhe pak për urimin apo fjalët e ëmbla ia ka dedikuar privatisht partneres së tij?
Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj.
Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.