284
Tre persona janë plagosur sot në Pejë, të cilët tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, derisa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Gazeta Sinjali raporton se viktimat janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.
Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe më pas janë dërguar në QKUK.
“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit