PEJË/ Tre personat e plagosur nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë

by Nexhat

Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë. Personi i dyshuar ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK –Prishtinë. Zyra për Komunikim e Spitalit të Pejës kan konfirmuar se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

“Janë të pranuar tek ne persona, janë duke ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve ëshntë e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka deklaruar me pare se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy