Për shkak të problemeve të tyre financiare të dokumentuara, Barcelona do të detyrohet të bëjë të paktën një shitje të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.
Tani për tani, kandidati i mundshëm për tu larguar është ylli i mbrojtjes, Ronald Araujo.
Araujo ka qenë në negociata për kontratë me Barcelonën gjatë muajve të fundit, megjithëse sipas mediumit spanjoll Sport është bërë shumë pak progres.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të dyshojnë në vazhdimësinë e uruguaianit, pavarësisht statusit të tij si lojtar kyç në skuadër.
Meidumi spanjoll shton se Araujo mund të kërkojë një sfidë të re në verë, dhe së fundmi, ai është lidhur me një lëvizje në Ligën Premier – veçanërisht në Chelsea.
Araujo mund të kishte luajtur minutat e tij të fundit si lojtar i Barcelonës, por vlerësohet si i dyshimtë për udhëtimin e së dielës te Sevilla
Largimi i tij do të ishte një goditje e madhe, megjithëse paratë që do të gjeneronte shitja e tij do të ishin tepër të dobishme për sa i përket gjenerimit të fondeve që do të shpenzoheshin për nënshkrimet e reja.