Jozyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN (FOTO)

by Nexhat

Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshin kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve, Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit.

Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takojë Alternativës. Ky subjekt do të ketë edhe dy zëvendësministra, atë të Arsimit dhe të Ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Në kuadër të VLEN, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit përveç zëvendëskryeministrit të parë do të ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë dhe dy zëvendësministra edhe atë në MPB dhe Transport e lidhje.

Lëvizja Besa do të ketë dy ministri, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Partia e Bilall Kasamit i cili ka vendosur të mbajë mandatin e kreut të Tetovës, do të ketë zëvendësministër në Kulturë.

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit do të ketë gjithashtu dy ministri. Ministria e Shëndetësisë dhe një ministri pa resor. Krahu i Taravarit do të ketë edhe zëvendësministër në Mbrojtje dhe Bujqësi. Arben Taravari nuk përjashtoi mundësinë që ai vet të udhëheqë me Shëndetësinë, por tha se akoma nuk është definitive. Në 24-48 orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes VLEN me VMRO-DPMNE-në.

“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësministra, si dhe dy sekretarë shtetërorë, gjegjësisht zëvendësministër për mbrojtje dhe zëvendësministër për bujqësi. Sekretar shtetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet…Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, deklaroi Arben Tarvari i VLEN. /alsat.mk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy