Kurti: Rreziku për luftë në Ballkan është real, duam të hyjmë sa më shpejt në NATO

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Në një ligjeratë të mbajtur sot, Kurti ka thënë se kërcënimi për luftë të re në rajonin e Ballkanit është real,

Kurti ka thënë se Serbia çdo ditë e më shumë po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë dhe Kinën, dhe në një kohë kur po ndodh një luftë në Evropë, s’mund të injorohet kërcënimi për një luftë tjetër në rajon.

banner

Kurti para të pranishmëve në konferencën e mbajtur në King’s College në Londër, ka thënë se rreshtimi i Serbisë me Rusinë shfaq një qasje destruktive ndaj Republikës së Kosovës dhe se “armatosja e shpejtë dhe e madhe” janë tregues se Serbia synon përshkallëzimin me qëllim të realizimit të ambicieve të saj territoriale.

“Kërcënimi nuk është thjesht teorik, rreziku i një lufte të re është real”, ka thënë Kurti, 

Kurti tutje ka thënë se Republika e Kosovës po kërkon të bashkohet me NATO-n dhe ka shtuar se vendet që mbështesin vlerat demokratike “duhet të mbyllin vakumin politik dhe praktik që i bën figurat autoritare të besojnë se një sulm ndaj një vendi tjetër evropian është i zbatueshëm”.

“Ne duam të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. … ne duhet të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO në këtë dekadë dhe të kontribuojmë për sigurinë dhe të përfitojmë gjithashtu”, ka potencuar kreu i Qeverisë së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy