E ardhmja e Dani Olmos ende nuk është vendosur, por mesfushori spanjoll do të largohet në verë përfundimisht nga RB Leipzig.
Mesfushori spanjoll është objektiv i top skuadrave evropiane, derisa së fundmi në garë është futur Liverpooli
Gjiganti anglez i është bashkuar skuadrave tjera të mëdha si PSG, Barcelona, Bayer Munich, Man City, Chelsea e Man Utd në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit ofensivë
The Reds janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit e cila nuk është më e lartë se 60 milionë euro, shumë e përballueshme për gjigantin anglez.
Por klauzolën e tij janë gati ta paguajnë edhe skuadrat të tjera dhe tani i mbetet Liverpoolit të bind lojtarin me projektin e tyre për tu transferuar në Anfield
26-vjeçari është rikthyer nga lëndimi i cili ia humbi një pjesë të mirë të këtij edicioni me fanellën e RB Leipzig.
Reprezentuesi spanjoll megjithatë ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.