Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Abazi: Kosova është detyruar që të dorëzojë në Hagë të akuzuarit ndërsa importon të burgosur

by Nexhat

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pas ratifikimi të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgjeve, të cilën e ka parë si gabim.

Ai ka thënë se Kosova eskporton rinën jashtë vendit teksa importon të burgosurit e rrezikshëm.

banner

“Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit.” – ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

“Marrëveshja është e dëmshme dhe përplot të panjohura përfshirë edhe se si dhe ku kush do të merret me rastet e tyre kur përfundojnë dënimin ose nëse bëjnë krim brenda burgut?!” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij

Kosova exporton rininë e vet dhe klasën e mesme për shtetet evropiane, ndërsa qeveria e Kosovës merr vendim dhe sot e kalon marrëveshjen për të sjellur në Kosovë të burgosur të rrezikshëm nga burgjet e Danimarkës.

Përveç që është gabim për imazhin e shtetit, sigurisë në Gjilan dhe tutje, ky vendim është dhe shënon presedencë të rrezikshme që për një grusht para dërgojnë të burgosurit e tyre në Kosovë.

Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit.

Të burgosurit shqiptarë po dirgjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut në rastin Kumanova dhe jo vetëm ndërsa parlamenti i Kosovës ratifikon marrëvrshje për të sjellur të burgosur të huaj në Kosovë

Kosova është deyruar që të dorëzoj në Hagë të akuzuarit ndërsa importon të burgosur që familjet i kanë gjithëandej botës. Kjo është poashtu shkelje e të drejtave të burgosurve dhe familjarëve të tyre.

Marrëveshja është e dëmshme dhe përplot të panjohura përfshirë edhe se si dhe ku kush do të merret me rastet e tyre kur përfundojnë dënimin ose nëse bëjnë krim brenda burgut?!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy