OBSH: 1 në 5 fëmijë është obez: Kequshqyerja dhe mungesa e aktiviteteve fizike janë shkakëtarët e këtij problemi

by engel

Prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit mes adoleshentëve prej vitesh është shqetësim madhor për shëndetin publik. Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë rritur.

Aktualisht 1 në 5 adoleshentë janë obez, nga 21% që ishin në vitin 2018. Ekspertët thonë se normat e mbipeshës dhe obezitetit janë më të larta tek djemtë me 27% ndërsa vajzat 17%.

banner

Mungesa e aktiviteti fizik dhe kequshqyerja duket se janë shkaktarët kryesor të rritjes së normave të mbipeshës tek adoleshentët. Sipas të njëjtit raport, vihet në dukje se fëmijët kanë norma të ulta të aktivitetit fizik ku më e dukshme është për vajzat.

Nga ana tjetër ekspertët ngrenë shqetësimin se më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk konsumojnë fruta dhe perime çdo ditë, ndërsa konsumi i ëmbëlsirave dhe çokollatave është i lartë dhe për 25% të tyre është i përditshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy