Putin nënshkruan ligjin për sekuestrimin e aseteve amerikane

by Merita

Presidenti Putin është përbetuar se do t’i përgjigjet dhëmb më dhëmb të gjitha sanksioneve të Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë dhe deri në këto momente e ka mbajtur me përpikmëri këtë zotim.

Gjatë së mërkurës, lideri rus, miratoi një ligj i cili do të lejojë konfiskimin e aseteve, letrave me vlerë dhe pronave që iu përkasin shtetasve amerikanë në Rusi, të cilat do të përdoren të kompensuar dëmet e shkaktuara ndaj manjatëve rusë dhe Bankës Qendrore nga i njëjti veprim i SHBA.

banner

Pak kohë më parë, presidenti amerikan Joe Biden, nënshkroi një ligj që mundësonte konfiskimin e rreth 5 miliardë dollarëve asete ruse në SHBA, të cilat më pas u përdorën për paketën e ndihmës për Ukrainën, Tajvanin dhe Izraelin.

Edhe Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim që i mundëson bllokut evropian të përdorë asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse, që gjenden në BE.

Brukseli ka thënë se përfitimet nga këto asete do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy