Deputeti i LDK, Anton Quni ka folur në emisionin Debat Five për situaten në vend ku është përgjigjur në shumë pyetje lidhur me zhvillimet në vend dhe përformancen e qeverisë së Kosovës. Nder te tjera ai ka thene se nuk është i pranueshëm përpjestimi i fajit për dështimet e Kosovës, fajet për situatën në të cilën ndodhet Kosova i ka vetëm qeveria e Albin Kurtit.
LDK është në mes të dy mundësive dhe jo të dyja mundësitë janë të mira, ose ta lejojmë që të qeverisë edhe disa muaj ose të shkojmë tani në zgjedhje në një moment kur ai mund të vazhdojë prap qeverisjen edhe një mandat. Ne do ta zgjedhim atë pak më të keqe, pra mundësinë e parë, që ta lëmë këtë qeveri të qeverisë edhe këto muaj që kanë mbetur por në ndërkohë të punojmë që Kurti të mposhtet dhe mos të qeverisë edhe një manadat tjetër.
Tani Albin Kurtit nuk i kanë mbetur edhe shumë mundësi për të bërë popullizëm dhe populli po e vëren këtë dhe do ta kuptoj se politika e tij ka qenë e gabuar sepse po shihet qartë se si është katandisur Kosova në raportet më bashkësinë ndërkombëtare, në ekonomi dhe në aspaketet tjera të rëndësishme.
Dështimet e Albin Kurtit janë të faktuara, ne kishim një bashkërrugëtim me partnerët strategjik si SHBA, BE dhe NATO, të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur Kosoven në rrugen e integrimeve, tani për shkak të politikave të gabuara të qeverisë na janë mbyllur dyert nga KiE, janë ndërprer bisedimet për hyrje në NATO dhe BE na ka vendosur sanksione.
Ne e kuptojmë se veprimet e qeverisë në pjesën veriore të Kosovës janë ligjore dhe Kushtetuese, por duhet të ketë konsideratë edhe për situaten e ndërlikuar që ekziston në veri. Prandaj duhet bashkërendim me forcat e KFOR-it dhe me partnerët tonë strategjik dhe mos t’i vendosim ata në situata të vështira të tensionuara nga qeveria për konsum të brendshëm.
Ka pasur deklarata nga liderët e shtetit që janë zotuar se i marrin të gjitha përgjegjësitë për marrëveshjet e arritura por pastaj nuk janë ndërmarrë veprime për t’i jetësuar ato marrëveshje dhe kështu ata e kanë humbur besimin ndaj vendeve perendimore. Vendet perendimore janë ngopur me sjelljet joserioze të liderëve të Kosovës dhe nuk duan të lejojnë që të tensionohen situatat dhe pastaj të angazhojnë trupat e ushtarëve të tyre për të qetësuar ato situata.