Barcelona: Adios Xavi

by Nexhat

Xavi Hernandez nuk është më trajneri i Barcelonës. Lajmi është dhënë nga katalanasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

“Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta e informoi Xavi Hernández këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë si trajner për sezonin 2024-2025.  FC Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, i cili i shton një karrierë të pashembullt si lojtar dhe kapiten skuadre dhe i uron atij fat”,  – shkruan klubi.

banner

Kujtojmë se Xavi fillimisht pati dhënë dorëheqjen para disa muajsh, por më vonë ndryshoi qëndrim, ndërsa tashmë duket se nuk ka më kthim mbrapa.

44-vjeçari numëron 141 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.06 pikë për ndeshje. Barcelona është në kërkim të një trajneri, i aftë të rikthejë skuadrën në nivelet më të larta në Europë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy