Dita Evropiane e Parqeve shënohet me aksion pastrimi në fshatrat e Rugovës

by Merita

Një aksion pastrimi në zonat e Bogës dhe Kuqishtës në Rugovë, do të zhvillohet sot nga ora 11:00.

“Në kuadër të Ditës Evropiane të Parqeve, organizata Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, KRM Ambienti në Pejë dhe JUB Kosova, organizojnë një aksion pastrimi në zonat e Bogës dhe Kuqishtës në Rugovë. Ky aksion do të zhvillohet sot më 24 Maj, duke filluar nga ora 11:00″, thuhet në njoftim.

“Dita Evropiane e Parqeve shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së zonave të mbrojtura dhe për të promovuar ruajtjen e natyrës. Kjo ditë festohet në të gjithë Evropën dhe nxit veprimet që mbështesin mjedisin dhe biodiversitetin”.

Aksioni do të përfshijë qindra vullnetarë që do të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, thuhet gjithashtu në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy