Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos që Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe veprimet e tjera në Rafah, duke përmendur “rrezikun emergjent” për popullin palestinez.
Gjykatësi Salam ka thënë se GJND-ja po urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rafah, raporton BBC,
Ai tha se situata aktuale atje sjell rreziqe të mëtejshme të dëmtimit të pariparueshëm për të drejtat e njerëzve në Gaza.
Ai tha se situata kishte ndryshuar që kur GJND-ja dha urdhrat e saj të mëparshëm dhe ishin plotësuar kushtet për masa të reja emergjente në këtë rast.
Urdhrat e gjykatës:
-ndalimi i operacionit ushtarak në Rafah
-hapja e pikës kufitare n 137 Rafah me Egjiptin për hyrjen e ndihmave humanitare
-të sigurojë qasje në Gaza për hetuesit dhe misionet e gjetjes së fakteve
-të raportojë në gjykatë brenda një muaji për ecurinë e saj në zbatimin e këtyre masave