Haradinaj: Qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën dhe jetën e qytetarëve në këtë Komunë.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 24-vjetorit të themelimit të AAK-së në Gjakovë.

banner

“Qeverisja e Aleancës në Gjakovë, ka ndryshuar pozitivisht jetën e qytetarëve. Komuna e Gjakovës, që është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë aktuale, falë punës së palodhur të Ardian Gjinit me ekipin e tij, ka realizuar shumë projekte zhvillimore e infrastrukturore, duke u bërë model i qeverisjes së mirë në vend. Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në Gjakovë, shihej vullneti dhe gatishmëria për të vazhduar me punët e mira për Gjakovën, ashtu si në kohën e qeverisë sime, kur kjo komunë kishte vëmendjen e kujdesin e plotë të institucioneve qendrore”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK po rritet e fuqizohet bashkë me partnerët e koalicionit.

“Familja jonë e madhe politike po vazhdon të forcohet edhe më tutje, e Aleanca bashkë me partnerët në koalicion; Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, është bërë adresë e të gjithë atyre që kërkojnë dhe besojnë në ndryshimin”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy