Liverpooli i vendos çmim lojtarit që po kërkon të largohet

by Nexhat

Disa ditë më parë trajneri holandez Arne Slot ka marrë zyrtarisht postin e trajnerit të Liverpoolit dhe tani ka marrë lajmin e parë të keq.

Sipas mediave në Angli, portieri rezervë i Reds, Caoimhin Kelleher dëshiron të largohet nga klubi këtë verë pasi kërkon më shumë kohë për lojë

banner

Përfaqësuesi i Republikës së Irlandës sezonin e kaluar ka luajtur gjithsej 26 ndeshje për klubin nga Anfield, që është më së shumti në karrierën e tij deri më tani

Ai luajti çdo minutë të Carabao Cup dhe mbajti portën e pastër në fitoren e fundit të garës kundër Chelseat, kur Reds fituan 1-0 në shkurt.

Megjithatë, Alisson Becker është i paprekshëm mes shtyllave të Liverpoolit dhe kjo qartazi nuk i pëlqen Kelleher, i cili dëshiron të kërkojë një klub ku do të mbrojë më shumë.

Ky 25-vjeçar është produkt i akademisë së Liverpoolit dhe ka kontratë me Reds deri në vitin 2026. Klubi nga Anfield do të kërkojë rreth 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Përveç tij, më herët nga klubi u larguan edhe portieri Adrian, mbrojtësi Joel Matip dhe mesfushori Thiago Alcantara, të cilëve iu kanë skaduar kontratat me Reds.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy