Panathinaikos në finalen e Euroligës, mposhti bindshëm Fenerbahcen

by Nexhat

Panathinaikos u kualifikuan për në finalen e Euroligës pasi mposhti Fenerbahçen me rezultat 73:57 në gjysmëfinale e zhvilluar sonte në Berlin.

Panathinaikos e hapi ndeshjen shumë më mirë, por skuadra turke u zgjua para se të pushonte, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 38:36 për skuadrën greke.

banner

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Panathinaikos. Përparësia në pikë vazhdimisht rritej deri në fund të lojës dhe në çerekun e fundit e lanë Fenerbahçen me vetëm shtatë pikë të shënuara.

Më i miri në radhët e Panathinaikos ishte Lessort, i cili realizoi një ecuri “double-double” prej 17 pikësh dhe 10 kërcimesh.

Ai u ndihmua nga Nunn, i cili ka shënuar 14 pikë, aq sa edhe lojtari më i mirë i Fenerbahçes sonte, Hayes.

Panathinaikos do të luajë në finalen e Euroligës kundër fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Real Madridit dhe Olympiacos, që luhet sonte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy