Një shtetas i Sllovenisë ka thënë se është grabitur në fshatin Radavc të Pejës.
Ai ka raportuar në Polici se dy persona e kanë ndaluar, ia kanë marrë veturën dhe janë larguar.
Sipas tij, në veturë kishte para dhe ari.
“Ankuesi shtetas i Sllovenisë, ka lajmëruar se është ndaluar me veturë nga dy persona të dyshuar të panjohur të cilët fillimisht përmes dritave rrotative i kanë dhënë shenjë të ndalet, pastaj e kanë urdhëruar të dalë nga vetura. Më pastaj njëri nga të dyshuarit futet në veturë dhe me vrull largohen në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit përveç veturës në vlerë rreth 4000 € në veturë kishte edhe 1500€ para të gatshme, ari në vlerë rreth 1000€ si dhe dokumentet personale. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.