Vrasja e sigurimit në “Bon Vivant”, 25 vjet burgim për dy të akuzuarit

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Masar Gërdovin – të akuzuarin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, ndërsa për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë.

I akuzuari tjetër Sherif Krasniqi, është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”.

Krasniqi më parë akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje, por prokurori i shtetit kishte hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

Të akuzuarve u është vazhduar masa e paraburgimit deri në kohën kur ky aktgjykim merr formën e prerë.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.

Viktima në këtë rast ishte sigurimi i lokalit, që gjendet në Prishtinë.

Në lokalin e njëjtë ka ndodhur edhe një vrasje tjetër në gusht të vitit të kaluar, ku për të ende po vazhdon gjykimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy