Pas shkarkimit të Maurico Pochettino skuadra londineze po synonë rikthimin e ish menagjerit Jose Mourinho. Pavarësisht dy periudhave te kaluara si menaxher te Chelsea, ata po kërkojnë rikthimin e Mourinhos duke qenë një nga zgjedhjet favorite.
Përkrah menaxherit portugez emrat te cilët po shqyrtohen për te zëvendsuar vendin e Pochettino janë Enzo Maresca (Leicester City), Ruben Amorim (Sporting), dhe ish menaxheri i Brighton, Roberto De Zerbi. Por me rikthimin e Jose Mourinho mund të ndodh edhe rikthimi i disa lojtarëve cilësore si Romelu Lukaku, Tammy Abraham dhe Fiykao Tomori. Ky i fundit ka rëndësi të madhe per skuadren londineze pas largimit të Thiago Silva.
Poashtu së fundmi në intervisten për Sky Sport, Jose Mourinho ka thënë, si do që do të vazhdojë situata, Chelsea gjithmonë do të jetë skuadër e madhe, dhe gjithmonë dëshira ime është ta kem një shtëpi të madhe 200m afër Stramfort Bridge që të mund t’i shijoje brohoritmat e lumturisë dhe suksesit.