Pas përfundimit të javës së 34 e AlbiMall Super Liga merr fund edhe sezoni 2023/24 me FC Ballkanin kampion. Fushë Kosova dhe Liria nuk arritën te mbijetojnë në këtë edicion pasi qe javë më parë veçse ishte zyrtarizuar rënia në Ligën e Parë.
Gjithsesi, java e 34 ishte e vendimtare për Feronikelin dhe SC Gjilani e cila vendosi se kush do të siguroj vazhdimin e garave në AlbiMall Super Liga sezonin e ardhshëm pa ndeshje barazhi.
SC Gjilani arriti t’i largohet zonës së mbijetesës me fitoren kunder FC Dukagjini me rezultat 2:4 duke grumbulluar plot 45 pikë në poziten e 6-të, ndërsa Feronikeli mbetet në zonën e mbijetesës edhe pas fitores 0:3 ndaj Fushë Kosovs duke grumbulluar 44 pikë në poziten e 7-të.
Feronikeli ka ende shpresa për të vazhduar garat në Super Ligën e Kosovës me ndeshje barazhi ku do të përballet me triumfuesin e ndeshjes mes KF Prishtina e Re dhe KF Dinamo.