Arrestohet një person në Ferizaj me dyshimin se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë. Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19 vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer me forcë në Fushë Kosovë nga i dyshuari GJ.H (M/K), i moshës 23 vjeçar dhe se ajo ishte në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të Ferizajt, që i dyshuari e kishte sjellur me një veturë dhe ishin ndaluar aty.
Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimin femër të dalë jashtë.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellur edhe viktima femër.
Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.