Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër takimin e dytë me diasporën. Kësaj here, Rama do të vizitojë shqiptarët e Italisë, në orën 11:00 do të mbahet takimi në Milano, në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.
Të dielën e 12 majit, Rama mbajti takimin e parë me diasporën, në Athinë me shqiptarët e Greqisë, ku mijëra vetë mbushën pallatin e sportit “Galatsi” për të dëgjuar fjalën e kryeministri shqiptar, i cili dha mesazhe të forta drejtuar shtetit grek, por edhe emigrantëve shqiptarë.
E njëjta gjë pritet të ndodh edhe nesër, ku interesimi i shqiptarëve të Italisë nga raportimet e para është i madh për të qenë në pallatin e sportit në Milano, ku priten sërish të mblidhen mbi 5000 veta.