“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

by Nexhat

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për të ardhmen e Luka Modric, Lucas Vasquez dhe Nacho Fernandez.

Komentet e tij erdhën gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes që Los Blancos e mbyllën pa gola me Real Betisin në xhiron e fundit në La Liga për sezonin 2023/24

banner

Real Madridit iu dha një goditje pasi Toni Kroos njoftoi se do të tërhiqej në fund të sezonit pas një dekade të suksesshme në Santiago Bernabeu. Sidoqoftë, e ardhmja e Modric, Vasquez dhe Nacho mbeten ende në ajër.

Ancelotti u pyet për këtë, por ai dha një përgjigje të prerë: “Nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi. Ata janë shumë të qartë për atë që duan të bëjnë dhe ne i respektojmë vendimet e tyre. Sot nuk është çështja më e rëndësishme as për ata, as për ne”

Sipas një raportimi nga MARCA, Los Blancos janë të vendosur t’i ofrojnë Lucas Vasquez një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në klub deri në verën e ardhshme. Spanjolli ka qenë i jashtëzakonshëm si mbrojtës i krahut në mungesë të Dani Carvajal këtë sezon, duke shënuar tri gola dhe tetë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Për më tepër, Real Madrid thuhet se është i prirur t’i ofrojë Modricit një kontratë njëvjeçare. Fituesi i Topit të Artë fillimisht pritej të largohej në fund të sezonit. Megjithatë, pensionimi i Kroos, përvoja e tij në dhomat e zhveshjes dhe roli i tij si zëvendësues me ndikim këtë sezon janë disa faktorë që kanë çuar në ndryshimin e planeve, sipas ESPN

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për kapitenin e klubit Nacho Fernandez. Spanjolli thuhet se është i etur për të luajtur jashtë vendit, me MLS-në duke u shpallur si një destinacion i mundshëm. Por ai thuhet se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe pritet të informojë Real Madridin vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund (1 qershor). /Telegrafi/

Gracias Toni Kroos 💜

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy