Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin

by Nexhat

E ardhmja e Ederson në Atalanta është shumë e paqartë pas sezonit të jashtëzakonshëm që ka shfaqur mesfushori brazilian.

Mesfushori i talentuar brazilian ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, përfshirë Barcelonën, Juventusin, Arsenalin dhe Liverpoolin

banner

Katalunasit e kanë bërë prioritet nënshkrimin me brazilianin, megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi konkurrenca për të është e madhe

Siç ka raportuar ‘Calciomercato’, të vetëdijshëm për interesin e ngjallur për yllin e tyre, Atalanta ka vendosur të kërkojë 50 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre.

Vendimi për t’i vënë një çmim të lartë i përgjigjet sezonit të jashtëzakonshëm që Ederson ka pasur në skuadrën zikaltër nga Bergamo.

Me shtatë gola dhe një asistim, braziliani ka qenë një pjesë thelbësore në suksesin e Atalantës, veçanërisht në Ligën e Evropës, ku klubi italian u kurorëzua kampion pasi mposhti Bayer Leverkusenin në finale me rezultat 3-0

Ecuria e Edersonit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e njohura, të cilët shohin tek ai një talent me potencial të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, Atalanta janë të vendosur të ruajnë yllin e tyre dhe kanë vendosur një çmim që pasqyron vlerën e tij në tregun aktual të futbollit evropian.

22-vjeçari iu bashkua zikaltërve dy vite më parë nga Salernitana për 22 milionë euro, derisa klubi bergamask synon që nga largimi i tij të fitojë dyfishin e shumës së shpenzuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy