Ndodhë edhe kjo te Milani: Kuqezinjtë paguan 40 milionë euro, lojtari bëri debutimin e tij dhe i tha lamtumirë klubit në të njëjtën natë

by Nexhat

Një natë shumë emocionuese ka ndodhur mbrëmë për të gjithë tifozët e Milanit në “San Siro”, teksa disa heronj të klubit i kanë dhënë lamtumirën kuqezinjve.

Mbrëmë, Milani u nda me trajnerin Stefano Pioli, sulmuesin e parë prej kohësh Olivier Giroud, mbrojtësin Simon Kjaer dhe portierin veteran Antonio Mirante

banner

Por më e çuditshmja nga të gjitha është lamtumira me fanellën e Milanit e mbrojtësit dikur të respektuar Mattia Caldara. Futbollisti 30-vjeçar i ka dhënë lamtumirë fanellës së Milanit mbrëmë, në të njëjtën ditë që debutoi me klubin në Serie A.

Asgjë këtu nuk do të ishte e çuditshme nëse Caldara nuk do të ishte sjellë gjashtë vjet më parë për rreth 40 milionë euro

😅🇮🇹 Mattia Caldara (30) made his Serie A debut for Milan yesterday…

He signed for them in 2018. 👀

Megjithatë, ai priti xhiron e fundit të sezonit në vitin e gjashtë të kontratës me klubin për të luajtur minutat e para me fanellën e Milanit në kampionatin italian.

Caldara kishte probleme me lëndimet, ishte i huazuar dhe nuk debutoi me Milanin deri mbrëmë. Pritej shumë prej tij, por karriera e tij pothuajse dështoi plotësisht. Megjithatë, fansat e kanë pritur me duartrokitje.

Milani e solli Caldarën nga Juventusi në vitin 2018 për 38 milionë euro pa bonuse. Ndërkohë ai ka qëndruar në formë huazimi në Atalanta, Venezia dhe Spezia dhe meqë tashmë i ka skaduar kontrata, ajo nuk do të vazhdohet dhe ai i dha lamtumirë klubit si lojtar i lirë

Meqë ra fjala, Milani dhe Salernitana barazuan 3-3 në xhiron e fundit të Serisë A. Kuqezinjtë përfunduan në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Salernitana do të shkojë në Serie B.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy