Rasim Selmanaj zyrtarisht kandidat për deputet nga AAK, Haradinaj: Angazhimi i tij në zgjedhje na gëzon, do të jetë shtytje e madhe

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Haradinaj ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë një nga kandidatët e partisë së tij që do të garojë për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

banner

“Shqiptarët në ish-Jugosllavi trajtoheshin si popull dytësor. Shumë familje shqiptare u ngritën kundër Jugosllavisë së atëhershme për ndarje nga ajo e për bashkim me Shqipërinë. Ndër ato familje që bënë shumë për çështjen kombëtare ishte edhe familja patriotike e atdhetare Selmanaj, pra të gjithë nga kjo familje duke kundërshtuar shtypjen e shqiptarëve u përballën me përndjekjet gjyqësore e politike të asaj kohe si separatista që po e luftojnë Jugosllavinë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Rasim Selmanaj si njëri nga të shumtët e kësaj familjeje e kishte të njëjtin fat. Sot Rasimi betohet para atyre që kaluan dekada nëpër kazamatet serbe por edhe para brezit të ri të familjes Selmanaj se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet nacionale me kandidaturën e tij për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës”, shtoi ai

Haradinaj tha se “Rasimi ishte gjithmonë i radhëve të para dhe i misioneve tona të rëndësishme”.

“Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar”, shkroi kryetari i AAK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy