Southampton siguroi një rikthim në Ligën Premier të dielën duke mposhtur Leeds 1-0 në “Wembley Stadium” në finalen e playoff-it të Championship, që njihet edhe si ndeshja më e pasur në futbollin botëror.
Një shumë prej 160 milionë euro fitimet nga të ardhurat nga transmetimi dhe paratë e tjera janë të garantuara për klubin e bregdetit jugor
Golin e vetëm në ketë ndeshje e shënoi Adam Armstrong në minutën e 24-të.
Southampton kthehet në Ligën Premier së bashku me Leicester dhe Ipswich, të cilët morën dy vendet e para që sigurojnë automatikisht promovimin.
Përveç 36 milionë eurove fillestare për paraqitjen, skuadra që fiton finalen e kampionatit do të arkëtojë 160 milionë euro në tre sezonet e ardhshme.
Megjithatë, nëse Suothampton mbijeton në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, shifra do të rritet në 310 milionë euro, të cilat ai do t’i marrë gjatë pesë sezoneve të ardhshme
Ndaj me të drejtë kjo ndeshje quhet “më e shtrenjta në botën e futbollit”, më e vlefshme edhe se finalja e Ligës së Kampionëve.
Southampton ishte në Ligën Premier nga 2012-2023, një periudhë e lavdishme për klubin që njihet për nxjerrjen e lojtarëve të talentuar nga akademia, me emra si Gareth Bale dhe Theo Walcott, që qëndrojnë në krye