Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita nuk do të votojë pr.rezolutën e PS-së për korrupsionin. Ai tha se edhe për Arben Ndokën Rama thoshte se është deputet, por doli që porosiste vrasje
Mes të tjerash ai tha se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta.
“E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë:
Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin.