Detaje nga vdekja e reperit shqiptar në Shkup, sherri përfundoi në vrasje. Autorët nuk janë kapur

by Nexhat

“Një 29 vjeçar mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë incidentit me armë zjarri që ndodhi në rrugën e plastikave gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa sipas prokurorisë po ndërmerren të gjitha aktivitetet për zbardhje të rastit”, raporton media shqiptarë në RMV, Alsat M

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë rreth orës 23:40 minuta në SPB Shkup është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Nikolla Karev” apo e njohur edhe si rruga e plastikave në Shkup, ku dhe vdiq reperi Amar Ismani

banner

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohridski” është njoftuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë 24 vjeçari T.A. nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga armë zjarri janë sjellë 19 vjeçari O.B dhe 29 vjeçari A.I, ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. A.I. ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, thonë së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, ku ndodhi incidenti tragjik

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera.

Motivet e këtij incidenti të armatosur që la të vdekur 29-vjeçarin dhe dy tjerë të plagosur ende nuk dihen ndërsa sipas informacioneve, incidenti ka filluar me debat, më pas është kthyer në përplasje fizike dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy