Gërvalla nga SHBA kthehet në Ottawa, i bashkohet edhe Mimoza Kusari- takojnë ministrin kanadez

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila  para pak ditësh ishte në Kanada, është rikhyer përsëri atje pas disa ditësh qëndrimi në SHBA. Asaj i është bashkuar edhe shefja e grupit parlamentar të VV’së Mimoza Kusari, me të cilën kanë takuar një ministër kanadez.

Gjatë qëndrimit në Kanada, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla  është takuar me  Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen

banner

Siç thuhet në njoftimin e MPJD-së në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në zhvillim të qëndrueshëm dhe investime strategjike.

“Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm,  investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen”.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila,  e njoftoi Ministrin Hussen rreth progresit që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik”.

“Më tej Ministrja Gërvalla dhe Ministri Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Republikës së Kosovës në zhvillim ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes.  Ministrja Gërvalla dhe Ministri kanadez Ahmed Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy