Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshëm dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka. Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e internetit në tërë Kosovën.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë, kreu i ekzekutivit tha se Kosova renditet në mesin e 8 vendeve evropiane sa i përket shtrirjes së internetit në tërë vendin.

banner

“Ekipi i saj dhe profesionalistët e saj do na tregojnë për veprimtarinë e shkëlqyeshme disa vjeçare. Qendra është dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e brezave të ardhshëm, e projektit për personat me aftësi të kufizuar. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është kujtesa për Skënderbeun me koleksionin e librave të artistes britanike Patrica”, u shpreh Kurti.

“600 mijë materiale objekte digjitale, përfshirë Gazetën ‘Rilindja’, djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve nuk ka pasur mundësi t’i mbaj këto materiale, e digjitalizimi e kalon rëndësinë që ka bërë të lehtë ruajtjen e informatave, duke siguruar që harresa të mos jetë kurrë opsion. Synimi është në arritjen e barazisë shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë. Vitin e kaluar e bëme me sukses lidhjen e territorit tonë me internet dhe kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane. Qeveria e ka në prioritet barazinë dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit, për të mirën e çdo qytetari të Kosovës për ta ndjerë Kosovën plotësisht të saj”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy