MITROVICË/ Aksident me fatalitet

by Nexhat

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident me fatalitet në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.

Siç njofton policia, në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën

“Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy