“Na kanë pa si arushat”, Xhavit Haliti flet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s

by Nexhat

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje direkte në “Frontal” me Arsim Lanin në T7, u pyet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s.

Ai tha se disa nga ta i kanë parë deputetët e Kosovës sikur “arushat në mal”

banner

“Me disa kemi folë e jemi përshëndet, me disa na kanë pa sikur arushat në mal. Kështu që ka qenë një debat pardje se ata kanë ardhë të organizuar kanë qenë 15-16 logjistikë e delegacionit, pati dy diskutime të serbëve dhe një i joni që pati përplasje me akuza dhe kundër-akuza, megjithatë nuk zgjoi interesim që të diskutojnë edhe të tjerët me ata që i thanë dy përfaqësuesit e Serbisë duke përfshirë edhe Rakiqin”, shtoi ai.

Video e plotë më poshtë

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi të hënën vendimin për ngritjen e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar në këtë organizatë.

Shumica e vendeve votuan në favor, një ishte kundër ndërsa 14 abstenuan.

Që nga viti 2014 Kosova kishte statusin e anëtares vëzhguese ndërsa me ngritjen e statusit, parlamentit të Kosovës i lejohet të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e Komiteteve dhe nënkomiteteve, seancat plenare ku mund të paraqesë rezoluta dhe ndryshime në rezoluta si dhe në seminaret Rose-Roth, në të cilat pjesëtarët e parlamenteve nga vendet anëtare dhe ato partnere të NATO-s takohen me zyrtarë qeveritarë, organizata të tjera ndërkombëtare, ekspertë nga universitete, grupe kërkimore dhe Organizata joqeveritare, për të diskutuar një çështje specifike të sigurisë me interes të përbashkët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy