NATO avancon statusin e Kosovës, Presidenti Begaj përshëndet vedimin

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot votimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Begaj në platformën X

banner

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.

Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy