Partia e Lirisë është shprehur kundër projekrezolutës së PS-së për korrupsionin. Në një dalje për mediat, sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se Shqipëria është kampione e korrupsionit.
“Kryehajduti Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, që ka vjedhur pa pushim taksat e shqiptarëve me bandën e tij “rilindase”, që ka kriminalizuar pushtetin e zgjedhjet dhe ka kapur për fyti drejtësinë nuk mund të kërkojë konsensus për luftën kundër korrupsionit.”, tha Blushi
REAGIMI
Projekt-rezoluta kundër korrupsionit që do të kalojë sot për votim në Kuvend me propozim të Kryehajdutit, Edi Rama, që në 11 vite në pushtet e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë për kampione të korrupsionit dhe të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, është një farsë e shëmtuar
Partia e Lirisë distancohet hapur nga kjo Rezolutë e korruptuar, që kurrë nuk mund të bëjë bashkë hajdutët, të vjedhurit, kriminelët dhe viktimat.
Nuk mund të kërkojë konsensus nga opozita në luftën kundër korrupsionit, Kryehajduti Edi Rama që në 11 vite:
1.Ka uzurpuar të gjitha institucionet e pavarura dhe të gjoja “Drejtësisë së Re”, për të kryer goditje selektike sipas axhendave politike të ditës;
2. Ka korruptuar segmente të caktuara të opozitës nga viti 2017 e deri më sot, për të dobësuar, demotivuar opozitën, kërcënuar, shantazhuar dhe ndaluar politikisht liderët e saj;
3.Që zyrtarët e lartë të “Rilindjes” si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i faktuar për korrupsionin e shfrenuar me aferën e inceneratorëve, mbrohet me të gjitha mënyrat;
4.Që “qep” ligje me porosi në favor të oligarkëve dhe klientëve të tij për të grabitur pronat e ligjshme të qytetarëve dhe pasuritë publike të vendit;
5.Që abuzimin dhe shpërdorimin galopante në investimet publike e ka kthyer në sistem;
6.Që është faktuar për korrupsionin politik ndërkombëtar si në rastin “McGonigal” apo nismës ogurzezë “Ballkani i Hapur”
7. Që ka krijuar gropa të zeza financiare në çdo sektor publik me koncensione dhe PPP-të skandaloze që po rrjepin taksat e shqiptarëve;
8.Që ka rritur koston e jetesës dhe ka varfëruar shumicën dërrmuese të shqiptarëve, në veçanti pensionistët që mezi e mbyllin muajin me pensionet mizerabël
9.Që me korrupsionin e tij ka dëbuar nga Shqipëria mbi 1 milion shqiptarë dhe po falimenton dramatikisht vendin
Asnjë kompromis kurrë nuk mund dhe nuk duhet absolutisht që të ketë me këtë monstër të korrupsionit, si Edi Rama. Betejë deri në fund me këta hajdutë tashmë të diskredituar, të dalë boje dhe me shpatulla pas murit.
Korrupsioni luftohet vetëm në një mënyrë, që Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda “rilindase” të shkojë pas hekurave për krimet korruptive miliardere të tyre.
Rrugë tjetër nuk ka.
Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe të 1 milion shqiptarëve që kanë lënë këtë vend për shkak të këtyre hajdutëve rilindas me Kryehajdutin në krye.
Beteja ballore me kryehajdutin Rama është reforma e vetme, që na afron në Bashkimin Europian
Kryehajduti Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, që ka vjedhur pa pushim taksat e shqiptarëve me bandën e tij “rilindase”, që ka kriminalizuar pushtetin e zgjedhjet dhe ka kapur për fyti drejtësinë nuk mund të kërkojë konsensus për luftën kundër korrupsionit