Prishtinë: Therje me thikë, arrestohen dy persona

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është therur me thikë. Për këtë janë arrestuar dy persona, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë: “LËNDIM I LEHTË TRUPOR Prishtinë / 26.05.2024 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe 1.4 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy