PRIZREN/ Policia publikon emrat dhe fotografitë e gjashtë të dyshuarve për plagosjen ne fshati Krajk

by Nexhat

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e gjashtë persona që dyshohen për “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje ne rrahje”.

Të dyshuarit janë Abedin Likaj, Hajdin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj, Isuf Likaj dhe Hajdar Likaj nga fshati Krajk i komunës së Prizrenit.

banner

Policia ka treguar se rasti ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk/ Gjonaj të Prizrenit, ku një person ishte plagosur me armë zjarri dhe një tjetër ishte lënduar me mjete të forta.

“Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit.”

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK  për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy