Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

by Nexhat

Ende nuk dihet asgjë për Gëzim Trakaniqin, 66 vjeçari nga Peja i cili po rezulton i zhdukur tash e disa ditë.

Rasti tashmë ka kaluar tek krimet serioze rajonale, kështu konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

banner

“Deri më sot, rasti ka qenë në nivel të stacionit policor të qytetit. Sipas ligjeve në fuqi, pas 30 ditë kërkimesh në raste të tilla, ato kalojnë në nivel rajonal, mirëpo, për shkak të specifikave të rastit si rast, kjo periudhë është ngushtuar dhe që nga mesdita e sotme, ky rast ka kaluar tek krimet serioze rajonale”, tha ai.

Ndryshe, para pak ditësh, policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e qytetarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy