“Rezoluta anti-korrupsion është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2030.” Kështu deklaroi kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit lidhur me rezolutën anti-korrupsion, nismë e propozuar nga PS.
“Rezoluta anti-korrupsion është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2030. Kjo nismë nuk ka të bëjë me komentet që janë, janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK. Jo, ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh ndaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e SPAK që ka pasur ka e do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice.”
“SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi o vdes”, tha Rama.
“Kush e pi një herë po një herë jo, siç bëni ju, jo nuk ka shans të vetë-pastrohet po vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet sic po treteni ju te rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin ka ndodhur edhe transformimi përmes digjitalizimit, bashkë me fundit e radhëve pa fund, edhe reforma e prokurimeve publike dhe gjitha e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal në këtë fushë. Ndaj ka ndodhur edhe celja e bisedimeve për negociata. Lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionit është e vërtetë. Ush rri e numëron u thirr ky e ai, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në llogore baltosjeje thjesht do të zhytet vete, dhe do nxihet nga mëria”, shtoi ai.
Pas miratimit të rezolutës anti-korrupsion do të ngrihet komisioni, tha Rama, ndërsa iu drejtua deputetëve duke u thënë se kanë akoma shumë për të parë.
“Prandaj thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës, po nuk e gjetët forcën për ta bërë mos e bojkotin komisionin. Sa herë u kamë thënë në këtë sallë, kthejuni memories ‘mos bëni këtë, shikoni bëni atë’. Ka dalë siç ju kam thënë. Jo siç keni bërë apo nuk keni bërë. Dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se jam më i zgjuar apo i zoti se ju, por nuk keni dashur të shihni që rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu dhe ju aty. Shëndet dhe me mend në kokën se keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel.”, tha ai