Vokrri: Mungesa e shtrirjes së sovranitetit në veri ishte mekanizëm shantazhi ndaj Kosovës

by Nexhat

Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit tonë në veri ka qenë “mekanizëm shantazhi”, i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Vokrri te “Debat Plus” ka theksuar se në veriun e vendit përpos shtrirjes së autoritetit të shtetit qoftë në sensin “e thjeshtë” apo “të vazhdë”, është arritur bindja te qytetarët e veriut se i takojnë dhe janë pjesë e Kosovës

banner

“Shënojmë njëvjetorin e një procesi politik, i cili ka kulmuar me kuptimsimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës në territorin e vet. Mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit në atë pjesë të vendit tonë ka qenë mekanizëm shantazhi, i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë qoftë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare, qoftë edhe në dinamikat e brendshme politike. Me to janë larguar shumë hipoteka, është vendosur jo vetëm autoriteti shtetëror në sensin e thjeshtë ose të vrazhdë, por është arritur një sukses në bindjen e qytetarëve të atjeshëm se i takojnë këtij vendi”, deklaroi Vokrri

Vokrri potencoi se qytetarët serbë e kanë kuptuar se është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.

“Jemi në një gjendje të re dhe nuk kontestohet autoriteti i shtetit të Kosovës në territorin e vet, ku qytetarët serbë të veriut e kanë kuptuar se nuk është vetëm domosdoshmëri, por është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në jetën institucionale të vendit”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy