Abdixhiku më 1 qershor udhëton drejt Zvicrës për shënimin e 34 vjetorit të Degëve në Gjenevë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 1 qershor kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, do të jetë në Gjenevë për të shënuar 34 vjetorin e themelimit të degëve I, II dhe III të LDK-së në Gjenevë.

Në njoftimin e LDK thuhet këto 34 vite janë kontribut, aktivitet e përkushtim të mërgatës së LDK-së në Zvicër.

Postimi i plotë:

 34 vjet kontribut, aktivitet e përkushtim.

34 vjet Mërgata jonë në Zvicër me Lidhjen Demokratike!

Të dashur bashkatdhetarë,

Të shtunën, më 1 qershor; Mërgata e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjenevë, do të organizojnë manifestim solemn për nder të 34 vjetorit të themelimit të degëve I, II dhe III të LDK-së në Gjenevë.

Në këtë manifestim solemn do të jetë prezent edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shihemi, të shtunën, në orën 17:00, në Gjenevë.

Mirë u takofshim, bashkatdhetarë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy