Barça e humb garën, Aleix Garcia mund të bëhet shok skuadre me Xhakën

by Nexhat

Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia.

Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte ndër më të mirët te skuadra e Gironas, kështu duke e tërhequr interesimin e shumë klubeve në Evropë.

Mirëpo, siç duket, me dëshirën e tij, Garcia do ta marrë rrugën për në Gjermani, te kampioni i Bundesligas, Bayer Leverkuseni.

Sipas raportimeve të fundit në Gjermani, mesfushori tashmë ka rënë dakord për kushtet personale, dhe u ka mbetur klubeve të mirren vesh për një çmim,

Klubi spanjoll i ka caktuar shifrën prej 15 milionë eurosh, të cilën do ta paguajë skuadra e Leverkusenit.

Garcia, si lojtar kyç i formacionit, u paraqit në 40 ndeshje përgjatë tërë sezonit, duke kontribuar me 3 gola dhe gjashtë asistime.

Klubi i tij, Girona, përfundoi sezonin në vendin e tretë në tabelë, kështu duke siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy