Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është trajtuar rezoluta antikorrupsion e miratuar nga Kuvendi një ditë më parë me votat e socialistëve
Analisti Fatos Lubonja tha se këto lloj aktesh apo aksionesh politike që ka bërë Edi Rama nuk duhen parë veçmas, por duhen parë në kuadër të të gjithë atyre të ashtëquajturave që ka bërë Kryeministri
Lubonja tha se në thelb të demokracisë është ndarja e pushteteve, por ajo që ka bërë Edi Rama në tërësinë e vet, është që ka punuar për kontrollimin e të gjitha pushteteve
“Reforma në drejtësi është shitur si një reformë për të krijuar një drejtësi të pavarur nga politika. Tani Edi Rama po synon ti shesë këto reforma, që në thelb janë vendosja nën kontroll të të gjithë pushteteve, si reforma të mëdha, si te kjo rezoluta e fundit që flitet për luftën ndaj korrupsionit
Problemi është se ndërkohë që bëjmë një reformë në drejtësi, që do e bënte drejtesinë të pavarur nga politika, nga pushteti që është aktualisht, Edi Rama kërkon që të krijojë lidhje të kontrollit të Parlamentit mbi këto institucione.
Për fat të keq Kuvendi funksionon si një instrument i Qeverisë, dhe përmes Kuvendit, Edi Rama synon që të kontrollojë sa të ketë të mundur këtë drejtësinë, që siç duket nuk e ka plotësisht nën kontrollin e tij, dhe po synon ta vendosë nën kontrollin e Kuvendit, që e kontrollon vetë”, tha Lubonja.
Ai theksoi se Edi Rama duhet të pranonte Komisionet Hetimore Parlamentare, ku nga 12 pranoi vetëm 2 dhe këto po i saboton.
Lubonja tha se Edi Ramës i duhet një komision i posaçëm parlamentar si fasadë për të kontrolluar drejtësinë, madje i duhet që në këtë Komision të jetë edhe opozita
“Puna kryesore që ka Rama është të mbajë regjimin, pasi paratë i mbledh krimi. Thjesht Edi Rama synon të kontrollojë drejtësinë përmes komisioneve fasadë në Kuvend dhe ashtu siç punoi njëherë me Lulzim Bashën, tani ai mund të punojë edhe me Sali Berishën”, tha Lubonja